Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 1-3 REAL MADRID

Real Madrid lider, fiton El Clasicon në pjesë të dytë

Foto: LaLiga/fb

Real Madrid lider, fiton El Clasicon në pjesë të dytë


24 October, 2020 @17:59

Real Madridi ka shënuar fitoren e madhe në El Clasico, duke e mposhtur Barcelonën 1-3 [Fati 8 - Valverde 5, Ramos 63, Modric 90] në Camp Nou.

Me këtë fitore madrilenët kanë dalë në krye të klasifikimit në LaLiga, duke arritur në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Barcelona e Ronald Koemanit ka pësuar humbjen e dytë të stinorit dhe gjendet diku në mes të renditjes tabelare.

Derisa Ronald Koeman të kuptojë që problemi i Barcelonës qëndron te një qendërmbrojtës, edhe shumë herë Real Madridi do të militojë me treshen fantastike të mesfushës Toni Kroos, Casemiro e Fed Valverde për të çarë atë lehtë.

TABELA AKTUALE

Për më tepër, edhe zëvendësuesi kroat, Luka Modric ka shënuar bukur për të përcaktuar epilogun e takimit, derisa edhe ai gol erdhi nga gabimi i mbrojtjes katalonase.

E Koeman që priti të kalojë minuta e 80 për të bërë ndërrimin e parë, derisa madrilenët udhëheqnin që prej minutës 63, është storie tjetër.

Zëvendësimet nuk patën as rast për tu treguar, derisa Reali festoi në fund fitoren e madhe dhe motivuese për vazhdim të garës.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga