JESUS VALLEJO
Real Madrid liron mbrojtësin drejt Wolvesit
26 July, 2019 @11:56
Skuadra angleze që befasoi shumëkë në stinorin e kaluar të Premier Ligës, Wolves, është pranë zyrtarizimit të mbrojtësit të Real Madridit, Jesus Vallejo.
Marca ka bërë të ditur sot se 22 vjeçari që luajti vetëm 7 ndeshje për madrilenët në stinorin e kaluar do të huazohet për një stinor te ekipi anglez që drejtohet nga portugezi i suksesshëm Nuno Espirito Santo.