Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL SOCIEDAD 1-2 REAL MADRID

Real Madridi lider i ri i LaLigas

Real Madridi lider i ri i LaLigas


22 June, 2020 @0:13

Karim Benzema dhe Sergio Ramos me golat e tyre i kanë sjellë Real Madridit fitoren 1-2 [Merino 83 - Ramos 50p, Benzema 70] ndaj Real Sociedadit për t’i çuar los blancosët në krye të tabelës së LaLigas.

Ekipi i Zinedine Zidane‘it qëndron në krye të tabelës prej sot me pikë të barabarta me Barcelonën, me duele direkte që flasin në favor të madrilenëve.

TABELA AKTUALE

VAR-i ka pasur punë sonte, derisa Adnan Januzajt iu anulua një gol, kurse Benzemasë iu numërua.

Gjithsesi, në futbollin paspandemik spanjoll Real Madrid është treguar i pafalshëm dhe duke fituar të gjitha pikët e mundshme ka kapur Barcelonën dhe tashmë ka gjithçka në dorë të vetë për të fituar titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga