Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E SPANJËS

Reali fitues i Superkupës, e 12-ta në histori

Reali fitues i Superkupës, e 12-ta në histori


16 January, 2022 @21:25

Në Rijad të Arabisë Saudite, sonte Real Madridi është shpallur fitues i Superkupës së Spanjës.

Skuadra madrilene në finale e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat 2-0, e golat e fitores erdhën nga Luka Modric (38’) dhe Karim Benzema (P, 52’).

Me mjaft përvojë në formacionin startues, Reali e menaxhoi mjaft mirë gjithë ndeshjen dhe me plot meritë arriti që ta fitojë këtë finale. Në momentet e fundit të ndeshjes, Bilbao e pati mundësinë ta rihapte ndeshjen, pasi Militao i Realit u përjashtua nga loja me karton të kuq dhe për Bilbaon u referua një penallti. Por, Garcia u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (89’) dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Kujtojmë që në gjysmëfinale të kësaj Superkupe Reali e kishte eliminuar Barcelonën, kurse Bilbao Attleticon e Madridit.

Sa i përket Superkupave të fituara, kjo është hera e 12 që Reali e fiton këtë trofe, duke pasur tash vetëm një më pak se Barcelona (13), kurse Bilbao mbetet me 3 të fituara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga