PLANI I EDY REJAS NDAJ FRANCËS
Reja do të provojë një 11-she ndryshe ndaj kampionit botëror
6 September, 2019 @0:20
Selektori italian i Shqipërisë, Edy Reja, pasi që ka arritur në Francë, është duke përgatitur një formacion me 11-she të renditur në një 3-5-2 standarde që ndërrohet lehtë në 5-3-2 për nevoja defanzive, por edhe në një 3-3-4 ofanzive në rast nevoje.
Sipas parashikimeve të para, të cilat vinë nga përcjellësit e stërvitjeve të kombëtares dhe taktizimeve të italianit, tre qendërmbrojtësit e sigurtë të kuqezinjëve për ndeshje ndaj Francës pritet të jenë: Ardian Ismajli (Hajduk), Mërgim Mavraj (Greuter Furth) dhe Berat Xhimshiti (Atalanta).
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Elseid Hysaj (Napoli) dhe Ermir Lenjani (Sion) në krahë, pritet të jenë futbollistët që do të bëjnë ndryshimin në aktivizimin e formacioneve të lartpërmendura sipas nevojës, për shkak të qëndrueshmërisë dhe shpejtësisë së tyre, duke qëndruar në mes të fushës nëpër anët e tyre.
Qendra e mesfushës pritet t’i takojë debutuesit Klaus Gjasula (Paderborn), ndërsa motorët e mesit si Taulant Xhaka (Basel) e Amir Abrashi (Freiburg) pritet të jenë të gatshëm për pengesa ndaj kundërshtarit.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Sulmi kuqezi do të mbajë firmat e Bekim Balajt (Sturm) në formë, që së fundi ka shënuar tre gola në dy ndeshje për ekipin e tij të ri dhe Sokol Çikalleshit (Akhisar).
E porta pritet t’i besohet gardianit të Lazios, Thomas Strakoshës, para Etrit Berishës (SPAL).
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Franca ështe e para në grup dhe ka tre pikë më shumë se Shqipëria. Paul Pogba është tërhequr nga ekipi për shkak të një lëndimi të lehtë, ndërsa në vend të tij është ftuar ylli i ri i Arsenalit, Matteo Guendouzi, që mund edhe të debutojë për trekolorët, kampionët e fundit të botës.
Kuqezinjtë luajnë ndaj francezëve më 7 shtator në ndeshjen që nis në ora 20:45, ndërsa duelin e kthimit në Grupin H me ta do ta kenë përmbyllëse të grupit, më 17 nëntor 2019, të cilën shpresohet ta bëjnë si inauguruese në Arenën Kombëtare, që nuk po mund të përfundojë ende rindërtimin e asaj që dikur quhej Qemal Stafa.