Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Reja: Kemi ardhur të marrim pikë

Foto: FSHF

Reja: Kemi ardhur të marrim pikë


13 October, 2020 @21:39

Selektori italian i kombëtares shqiptare, Edi Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lituaninë ka bërë të ditur se Shqipëria ka ardhur të marrë pikë në Vilnius.

Përkundër se humbja e vetme e Shqipërisë në grup është nga Lituania në Tiranë, Reja ka bërë të ditur se ekipi është i gatshëm dhe do të luftojë për të nxjerrë pikë.

“Lituania ka luajtur mjaft mirë në ndeshjen e parë në Tiranë, kanë ushtruar presing të vazhdueshëm në të gjithë fushën dhe e njihnin mirë lojën tonë, duke na hequr totalisht iniciativën. Ne kemi pasur pak mundësi për të konkretizuar dhe është e qartë që për një gabim erdhi edhe goli që vulosi gjithçka. Ndeshja mund të përfundonte edhe me rezultatin 0-0, që sipas meje do të ishte rezultati më i drejtë,” ka thënë Reja sot në konferencë për shtyp.

TABELA AKTUALE dhe NDESHJET E RADHES

Për më tepër, ai ka treguar synimin duke pasur të qartë forcën e kundërshtarit.

“Sa i përket synimit tonë, ne vijmë për t’i marrë pikë Lituanisë, e dimë që nuk është e lehtë, sepse e dimë që është fizikisht shumë mirë, bën presing dhe ruan intensitet të lartë fizik përgjatë 90 minutave. Duhet të kemi shumë kujdes dhe të kërkojmë të shfrytëzojmë hapësirat që do të na krijohen e të konkretizojmë volumin e lojës që do të bëjmë,” ka shtuar ai.

Shqipëria, sikurse secili ekip tjetër në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve ka 4 pikë. Përballja e nesërme, 14 tetor, nis në ora 18:00 me kohën tonë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve