Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË SHQIPËRISË

Reja: Motivi ishte ndryshe në këtë ndeshje

Reja: Motivi ishte ndryshe në këtë ndeshje


29 March, 2022 @20:43

Trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja, pas barazimit pa gola të kuqezinjëve ndaj Gjeorgjisë, ka thënë se ka qenë cështje motivacioni dallimi në këtë ndeshje në krahasim me atë të zhvilluar ditë më parë ndaj Spanjës.

Shqipëria u mposht krejt në fund ta takimit me Spanjën 2-1, ndërsa sonte barazoi me Gjeorgjinë 0-0.

“Pas ndeshjes me Spanjën motivacionet ishin krejt të ndryshme. Sigurisht kur ke ndeshje të tilla kaq afër, duhet të bësh rotacion. Jam i kënaqur me Asllanin, ka treguar personalitet, nuk ka frikë në fushë. Po përpiqem të gjej lojtarë të rinj, ti afroj dhe ta bëj skuadrën më kompetitive. Në miqësore është e rëndësishme të fitosh lojtarë të rinj. Duhet pak kohë, për t’u integruar. Edhe Vrioni bëri mirë, por i duhet kohë. Me kalimin e kohës, do të përpiqemi të afrojmë edhe ndonjë lojtar tjetër, për ta bërë më kompetitive skuadrën,” ka thënë fillimisht Reja.

Më pas, ai ka folur edhe për Gjeorgjinë.

“Gjeorgjia është një skuadër që ka mundur Bosnjën. Skuadrën shumë e vështirë, për t’u përballur. E dinim që ishte skuadër e fortë. Motivimi karikimi i skuadrës pas ndeshjes me Spanjën, ishte disi i vështirë, djemtë vrapuan shumë dhe dhanë maksimumin. Në 20 minutat e fundit u përpoqëm të gjenin golin, por nuk ia dolëm. Këto skuadra lenë shumë pak hapësira dhe ne i vuajtëm mungesën e hapësirave dhe ngjeshjen mbrapa,” ka shtuar ndër të tjera ai.

 


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria