SALZBURG 2-6 BAYERN
Rekord i ri nga Bayern! Flick: Duket, por s’ka qenë fare lehtë
4 November, 2020 @0:07
Bayern ka vazhduar serinë perfekte në Ligë të Kampionëve, kësaj radhe duke e mposhtur Salzburgun përkundër se ishin në disanvatazh 1-0.
Bavarezët tashmë kanë shënuar fitoren e tretë në grup nga 3 ndeshje, derisa numri i golave të shënuara për ndeshje në këtë grup, ka arritur në 4 për lojë për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick.
“6-2 mund t’ju duket lehtë, por s’ishte. Salzburg ka bërë tranzicion tepër të mirë në lojë, ka fituar topin dhe na dënoi dy herë. Ka qenë ndeshje perfekte për ata që e kanë shikuar me sy neutral, por jo e rehatshme për një trajner. Jam shumë i lumtur me mentalitetin e lojtarëve të ekipit tim,” ka thënë Flick, që në sezonin e kaluar ia solli Bayernit trofeun e Ligës së Kampionëve.
Salzburg pësoi 2-6 [Berisha 4, Okugawa 66 - Lewandowski 21p, 88, Kristensen 44ag, Boateng 79, Sane 83, Hernandez 90+2] nga Bayern.
E krejt kjo ecuri e Bayernit sot ka regjistruar edhe rekordin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e çuar numrin e fitoreve në 14 me radhë! Asnjë ekip më parë nuk e ka arritur këtë shifër të fitoreve radhazi në Champions League.
GRUPI A, pas 3 xhirove:
1. Bayern Munchen 9p
2. Atletico Madrid 4p
3. Lokomotiv Moska 2p
4. Salzburg 1p.
Në anën tjetër, duhet përmendur patjetër futbollitin me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha, që ka shënuar golin e parë dhe të avantazhit për Salzburgun sonte.
Mërgimi 22 vjeç që luan stinorin e dytë me Salzburgun ka shënuar golin e parë të tij në Ligë të Kampionëve, ndërsa atë ia ka dhënë njërit ndër portierëve më të mirë në botë, Manuel Neuer si dhe ekipit që po mbron titullin.