Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET

Rexha e Sahiti vazhdojnë me New Basketin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Rexha e Sahiti vazhdojnë me New Basketin


27 August, 2019 @16:35

Anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll, New Basket, arriti marrëveshje me dy lojtarët që ishin pjesë e skuadrës edhe në stinorin e kaluar.

Altin Sahiti dhe Drini Rexha, do të jenë pjesë e skuadrës prizrenase edhe për një stinor.

Kapiteni i New Basketit, Drini Rexha, për TopSpotin ka thënë se synimi i skuadrës është Superliga dhe se do të luftojnë deri në fund për të arritur qëllimin.

New Basketi e kishte mposhtur në finale të Play Off-it të Ligës së Dytë, Megasportin, dhe kështu arritën të ngjiten në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë