ISTOGU 2-0 ONIX
Rexhaj e Jahaj për fitore në derbin lokal
31 August, 2019 @20:02
Istogu ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të stinorit në Ligë të Parë duke e mposhtur Onixin në derbin lokal të zonës, 2-0.
Florim Rexhaj dhe Qëndrim Jahaj kanë qenë shënues në fitoren e ekipit të troftave sot, derisa i pari shënoi në minutën e 12 të ndeshjes, e i dyti nuk vonoi për të vulosur fitoren, kur pas goditjes nga këndi nga afërsia qëlloi portën e kundërshtarit për rezultatin, që doli të jetë përfundimtar.
Në xhiron e radhës, Istogu udhëton në Drenas, në duelin që zhvillohet pas dy jave, pasi që do të ketë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve javën që vjen.