Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOBE BRYANT

Rikthehet më shpejtë

REUTERS

Rikthehet më shpejtë


6 August, 2013 @13:06

Sipas lajmit të nba.com, Kobe Bryant, i cili kishte shkuar në Kinë për një vizitë, kishte deklaruar se kthimi i tij në parket mund të bëhet më herët se sa që pritej.

Me 23 gusht Kobe që do t’i mbush 35 vjet, tha se operimi kishte kaluar në një metodë ndryshe. 

E kemi thyer tabunë, sepse kemi kaluar një fazë të shërimit më të shpejtë, të lëndimit të tetivës. Nga lëndimi kanë kaluar 3.5 muaj, ku unë jam duke ecur dhe po mundem që të ngarkohem tek tetiva e akilit. Për këtë arsye, nuk jemi duke e ditur datën e rikthimit, sepse kjo për ne është diçka e re,” tha Kobe Bryant.

Gjithashtu edhe kryetari i klubit të Lakersit, Jim Buss, në muajin e kalur kishte thënë se, Kobe është duke punuar sikur një makinë dhe se në rast të kthimit të tij para kohe, nuk do të çuditej.

Kobe Bryant, ishte lënduar në ndeshjen e fundit të stinorit të regullt, kundër Golden State Warriorsit.


 
Të gjitha lajmet nga