Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 4-2 JUVENTUS

Rikthim i madh i Milanit, për ta mposhtur Juven

Foto: ACMilan/tw

Rikthim i madh i Milanit, për ta mposhtur Juven


7 July, 2020 @23:53

Të jashtëzakonshëm janë treguar futbollitët e Milanit sonte, veçanërisht në gjysmorëshin e fundit të ndeshjes kur shënuan katër herë në portën e Juventusit, për t’i mposhtur ata 4-2 në fund, edhe pse ishin në disavantazh deri në minutën e 62-të të ndeshjes 0-2!

Juventus u mposht për herë të parë në Serie A që prej 8 shkurtit, kur e kishte mposhtur Verona! Ndërsa bianconerët dështuan të shtojnë avantazhin ndaj Lazios në krye të tabelës.

TABELA AKTUALE

Fakt tjetër interesant i ndeshjes është që të gjitha golat u shënuan në pjesë të dytë të saj, për përfundimtaren 4-2 [Ibrahimovic 62p, Kessie 66, Leao 67, Rebic 80 - Rabiot 47, Ronaldo 53].

Fitorja ngriti rossonerët prej pozitëns së shtatë në të pestën, për t’i kaluar kundërshtarët Roma dhe Napoli për një pikë. Kreu ende i takon Juventusit, me 7 pikë mbi Lazion.

Me këtë, del edhe një statistikë interesante që siguron se Milan nuk i ka shënuar Juventusit katër gola në ndeshje që prej vitit 1989.


 
Të gjitha lajmet nga