Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RADHITEN FITORET

Ritmi i fitoreve vazhdon për Trepçën

Ritmi i fitoreve vazhdon për Trepçën


11 February, 2023 @19:29

Mitrovicasit kanë kaluar pa shumë telashe edhe kundërshtarin e radhës në Superligë, pasi që sonte kanë fituar ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit që u luajt në “Minatori” ndërsa prizrenasit ishin në cilësi të vendasit, pasi që palestra “Sezai Surroi” është ende në renovim.

Ka ardhur edhe fitorja e katërt me trajnerin Engin Gençoglu, ndërsa pas çerekut të parë të fuqishëm, 9-21, mitrovicasit nuk kanë shikuar më prapa, derisa fituan ndeshjen me përfundimtaren, Prizreni 60-88 Trepça [9-21, 20-26, 14-15, 17-26].

Shtatë lojtarë të Trepçës kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më së shumti dha ylli vendor i skuadrës Drilon Hajrizi, 14. Hajrizi tregoi lojën e tij të mirë, duke e kompletuar ndeshjen edhe me 6 asistime e 7 kërcime.

TABELA AKTUALE

Pos Hajrizit, pikë dyshifrore shënuan edhe Artis, Brown, Gordon, Tmusic, Kastrati dhe Daniels, në fitoren që tregoi se mitrovicasit duken shumë më të kompletuar si ekip tani dhe tashmë kanë rotacion të qëndrueshëm në skuadër.

Prizreni në anën tjetër nuk po gjen fitoren, prej se fituan ndaj Rahovecit. Bardhezinjtë në krizë të rezultateve më të dalluar në ndeshje kanë pasur Wayne Arnoldin me 19 pikë, ndërsa 12 të tjera dha Urim Zenelaj - që nuk mjafuan për të bërë më shumë ndaj Trepçës.

Pas kësaj fitoreje, Trepça e katërta në renditje ka bilanc 13-9, ndërsa Ponte Prizreni që tashmë rrezikon PlayOutin ka bilanc 7-15 dhe është i shtati, i parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga