Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLLOVENIA, GREQIA

Rivalët e Kosovës, me fitore e humbje

Foto: GNFT/fb

Rivalët e Kosovës, me fitore e humbje


9 October, 2020 @20:03

Në natën kur Kosova humbi biletën për EURO 2020, rivalët e radhës për Kosovën shikonin ndeshjen, pasi që kishin zhvilluar miqësoret një ditë më parë.

Sllovenia ishte nikoqire San Marinos dhe shënoi fitore të pritur, me rezultat 4-0 [Mitrovic 17, 42, Vuckic 25p, Rep 48].

Sllovenia e drejtuar nga selektori Matjaz Kek do të jetë mysafire e Kosovës më 11 tetor 2020, të dielën, në Prishtinë.

Ky do të jetë dueli i parë i Kosovës me Slloveninë, në historinë e shkurtër të vendit tonë në UEFA.

TABELA AKTUALE E GRUPEVE

Në anën tjetër, kundërshtari i 14 tetorit Greqia, u mposht nga Austria në Klagenfurt 2-1 [Grbic 77, Baumgartner 80 - Fortounis 63] përkundër se ishin në epërsi.

Greqia ka shënuar fitore ndaj Kosovës në Prishtinë 1-2 muajin e kaluar dhe helenët e drejtuar nga holandezi Johannes van ‘t Schip ende nuk kanë pësuar humbje në grup.

Te Sllovenia dhe Greqia nuk është raportuar të ketë ndonjë mungesë e rëndësishme për përballjet e radhës në grup.

KOSOVA

Përndryshe te Kosova siç dihet mungojnë lojtarët më të dalluar të saj. Amir Rrahmani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca e Vedat Muriqi - mungojnë sa për shkak të rrjedhave me coronavirus në ekipet ku luajnë, sa për shkak të lëndimeve.

Kosova ende nuk ka shënuar fitore në grup dhe ka marrë vetëm një pikë nga skuadra që llogaritet të jetë më e dobët në këtë grup, Moldavia.

Pas humbjes së pësuar mbrëmë nga Maqedonia Veriore në gjysmëfinalen e PlayOffit për EURO 2020, Kosova tashmë kthen koncentrimin e plotë në duelet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, ku si synim ka mos rënien në Ligën D.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve