Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Rivaliteti anash, Manchester United dëshiron vazhdimin e sezonit

Rivaliteti anash, Manchester United dëshiron vazhdimin e sezonit


27 March, 2020 @12:46

Vazhdojnë spekulimet se a do të vazhdojë apo do të anulohet përfundimisht sezoni i Premier Ligës.

Në prag të mbledhjes së ardhshme që do të mbahet më 3 prill, ku klubet dhe krerët e Premier Leagues do të diskutojnë për një vendim për pjesën e mbetur të sezonit, sot Manchester Untied ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë temë.

20-herë kampioni anglez zyrtarisht e mbështet vazhdimin e garave (Premier League, FA Cup e Europa League), duke llogaritur humbjet financiare që mund të ndodhin nëse sezoni nuk luhet, humbje që do të vinin si nga të drejtat televizive e ashtu edhe nga mospjesëmarrja në Champions (United ende është në garë për një vend që dërgon në Champions sezonin tjetër).

Qoftë edhe pa shikues, United dëshiron që ndeshjet e mbetura të luhen deri në fund dhe sezoni të kompletohet.

Në anën tjetër, një anulim i plotë i sezonit do të nënkuptonte që Liverpooli, rivali i përjetshëm i United, të mos shpallej kampion, mirëpo duket se kësaj radhe United është më i përqëndruar te humbjet financiare sesa te rivaliteti.


 
Të gjitha lajmet nga