Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS - LYON

Ronaldo s’mjafton, Juve turpërohet nga Lyoni

Ronaldo s’mjafton, Juve turpërohet nga Lyoni


7 August, 2020 @23:08

Nëntë herë me radhë kampion i Italisë, por sukses në Evropë s’ka as këtë vit!

Ajaxi vitin e kaluar, kurse sonte skuadra që e ka eliminuar Juventusin është Lyoni nga Franca.

“Zonja e Vjetër” ishte mposhtur 1-0 në Lyon në takimin e parë, ndërsa sonte përkundër fitores 2-1, u eliminua për shkak të rregullit të golit në terrenin mysafir.

Cristiano Ronaldo (43’ (P), 60’) shënoi dy herë për Juventusin sonte, kurse te Lyoni golin e vetëm, por të mjaftueshëm për ta arritur çerekfinalen, e shënoi holandezi Memhpis Depay nga pika e bardhë (12’).

Në çerekfinale Lyonin e pret Manchester City, kurse Juventusi duhet të kënaqet me titull të Serie A-së edhe këtë vit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League