ARSENAL

REUTERS
Rooney ndiqet nga Wenger
17 May, 2013 @15:26
Pas humbjes së shërbimeve të Robin Van Persie, Arsenal është duke tentuar t’ia merr Manchester Unitedit sulmuesin Wayne Rooney.
Kështu ka njoftuar Daily Mail duke e cilësuar artikullin si ekskluziv për shkak të informatave të besueshme nga një burim i tyre.
Dihet se trajneri françez i Arsenalit, Arsene Wenger, këtë stinor do të ketë buxhet prej 70 milionë funtesh dhe blerja e tij nuk do të jetë problem.
Mirëpo, i tërë problemi qëndron te rroga e lartë e Rooney, i cili në United merr 250 mijë funta në javë. E rroga më e madhe në Arsenal është 100 mijë më pak se e Rooneyt, rrogë kjo të cilën e merr gjermani, Lukas Podolski.
Sidoqoftë besohet se Wenger do të arrijë t’i bind drejtuesit e klubit që të ngrisin nivelin e pagave nëse duan që të sjellin njërin prej yjeve të futbollit botëror.
Përveç Rooney, Daily Mail, ka bërë të ditur se opcion për topçinjtë janë edhe Stevan Jovetic, sulmues i Fiorentinës si dhe portieri i Stoke City, Asmir Begovic.