Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMIR RRAHMANI

Rrahmani arrin në Itali për teste mjekësore

Foto: Hellas Verona

Rrahmani arrin në Itali për teste mjekësore


26 June, 2019 @9:52

Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit.

Amir Rrahmani ka arritur në Verona të Italisë për teste mjekësore, pas së cilave do të bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës Hellas Verona, e cila sezonin tjetër do të garojë në Serie A.

Rrahmani, startues i pakontestueshëm te përfaqësuesja e Kosovës, futbollist i formuar nga shkolla e Ramiz Sadikut, si senior ka luajtur për Drenicën, ndërsa më pas ka luajtur në skuadra të ndryshme si Partizani i Tiranës, Spliti, Dinamo i Zagrebit dhe së fundi Lokomotiva e Zagrebit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A