Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOPÇINJTË

Rrezikojnë lidershipin

REUTERS

Rrezikojnë lidershipin


28 January, 2014 @23:06

Lideri i Premier League, Arsenal, rrezikon pozitën e parë në tabelë me barazimin e sontëm ndaj Southamptonit si mysafir në St Marry. 

Southampton përfundoi pjesën e parë në epërsi pas golit të Jose Fontesë, mirëpo Arsenal u rikthye rrufeshëm në pjesën e dytë të takimit me anë të golave të Olivier Giroud dhe Santi Cazorla. 

Por, epërsia e Arsenalit zgjati vetëm dy minuta pasi që mesfushori në formë i vendasve, Adam Llallana ka shënuar për barazim. 

Lideri i Premier League në gjysmëorëshin e mbetur nuk pati forcë për të shënuar për fitore dhe tani rrezikon pozitën e parë në tabelë, pasi që në rast të fitores së nesërme të Manchester Cityt dhe Chelseat, djelmoshat e Arsene Wengerit do të mund të bien edhe në vendin e tretë të tabelës. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Premier League