BESAR HALIMI
Rriten minutat për Halimin
17 January, 2021 @16:32
Besar Halimi sot ka pasur më shumë minuta në fushë me skuadrën e tij Sandhausen, e cila luajti kundër skuadrës Regenesburg në kuadër të Bundesliga 2.
Mesfushori kosovar që ka pasur një stinor tejet të vështirë për shkak të lëndimit dhe më pas për shkak të infektimit nga koronavirusi, ka qënduar në fushë për rreth 20 minuta, duke u inkuadruar nga minuta 71’.
Për Halimin kjo është vetëm paraqitja e tretë për sivjet në Bundesliga 2 dhe ndeshja me minutazhën më të lartë në krahasim me dy ndeshjet tjera.
Në këtë takim për ekipin kundërshtar të Halimit u paraqit edhe kosovari Albion Vrenezi, që luajti për 71’ minuta.
Në fund fitore shënoi ekipi i Albionit me rezultat 3-1, duke e rritur në +4 pikë dallimi në tabelë me Sandhausenin e Halimit.