HOUSTON
Russell Westbrook del pozitiv në COVID-19
13 July, 2020 @19:15
Super ylli i Houston Rocketsit, Russell Westbrook, është testuar pozitiv në coronavirus.
Lajmin e bëri të ditur para pak çastesh lojtari përmes llogarisë së tij personale në Facebook, derisa ka thënë se ndihet mirë dhe është në vetizolim.
Westbrook gjithashtu ka thënë se ky virus është shumë serioz dhe se duhet të vendosen maskat.
Ndeshjet e mbetura në NBA do të luhen në Orlando me 22 skuadra më 31 korrik.