RAHOVECI
Sa do të mungojë Alban Veseli?
4 October, 2019 @22:49
Lojtari i Rahovecit, Alban Veseli, u lëndua në ndeshjen e parë kualifikuese të rrethit të parë në Champions League kundër Clujit.
Veseli luajti vetëm 10 minuta kundër skuadrës rumune, derisa Rahoveci bëri të ditur se lëndimi i tij nuk është serioz.
Albani do t’i mungojë vreshtarëve në dy ndeshjet e radhës, kundër Lipjanit dhe Clujit.
Ndeshja kthyese e Rahovecit kundër Clujit do të luhet më 9 tetor në Rumani, ku vreshtarëve i duhet fitorja me 26 pikë epërsi për kalim në raundin tjetër.