Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIZNESI SHQIP-SHQIP

Sa përfitoi Skënderbeu me shitjen e Gripshit te Ballkani?

Foto: P. Pishollari/ fb

Sa përfitoi Skënderbeu me shitjen e Gripshit te Ballkani?


20 August, 2020 @8:50

Skuadra ish-kampione e Shqipërisë, Skënderbeu, ka regjistruar edhe një shitje të radhës në Kosovë dhe kështu korçarët kanë shtuar mjete në arkë ende.

Pas shitjes së Bajram Jashanicës drejt Ballkanit të Suharekës për shumën e 40 mijë eurove, siç kishte shkruar Panorama Sport tiranase, sot gazeta në fjalë ka bërë të ditur se edhe nga transferi i fundit Skënderbeu ka fituar.

Kështu, kalimi i prezantuar zyrtarisht dje në Suharekë, ku Nazmi Gripshi u bë lojtar i Ballkanit, derisa kishte kontratë me Skënderbeun deri në qershor të vitit 2021, i ka kushtuar suharekasve 60 mijë euro, shumë kjo që është derdhur në llogarinë e korçarëve.

Ballkani ka bërë përforcime të bujshme këtë verë dhe tashmë pritet të hyjë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës si favorit për titull.

Ekipi nga Suhareka kishte befasuar në stinorin e kaluar me lojëra të mira dhe deri vonë kishte qenë kandidati kryesor për titull dhe luajti në finalen e parë dhe historike për ta të Kupës së Kosovës.

Së fundi Jetmir Topalli i Ballkanit është larguar drejt skuadrës së Superligës turke, YeniMalatyaspor.

Ndërsa në vlug të ofertave është edhe golashënuesi më i mirë i Superligës dhe mesfushori më cilësor i elitës së futbollit kosovar, Blend Baftiu - prej të cilit suharekasit presin përfitime edhe më të mëdha.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga