Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Sadiku tregon formacionin e pëlqyer nga Reja

Foto: FSHF

Sadiku tregon formacionin e pëlqyer nga Reja


29 May, 2019 @15:30

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, gjatë konferencës së rregullt për shtyp të kuqezinjëve para ndeshjes ndaj Islandës ka bërë të ditur formacionin që po e praktikton selektori i ri Edy Reja.

“Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe t’i japë këshilla çdo futbollisti në çdo rol dhe i pëlqejnë edhe opinionet tona. Kjo është pozitive për ne. Fatmirësisht kemi shumë kohë deri ditën e ndeshjes së parë me Islandën. Gjithësecili duhet ta përgatisë veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është pozitive. Sa i përket titullar, dje ishte dita e parë, sot e dyta. Akoma nuk e di, trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij. Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën: si në klub, ashtu edhe në kombëtare. Siç shënova në Andorra, edhe pse nuk isha në formën optimale. Luajta dhe shënova. Gjithmonë përpiqem të shënoj. Dua të jem vednimtar siç kam qenë edhe më përpara,” ka bërë të ditur Sadiku sot.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT DREJT EURO 2020

Futbollisti që luan për Luganon në Zvicër, është njeriu i vetëm që ka shënuar për Shqipërinë në një Kampionat Evropian, duke i shënuar Rumanisë në fitoren historike të Shqipërisë gjatë EURO 2016 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga