Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Salihu për Canën, ishte njëfarë shfaqje

Salihu për Canën, ishte njëfarë shfaqje


2 June, 2019 @14:51

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, në një deklaratë dhënë indeksonline.net-it pas deklaratave të djeshme të kryetarit të Vëllaznimit, Agim Cana, ka thënë se “ka qenë njëfarë shfaqje aty”.

Cana në një video ku kishte futur mediat në zhveshtore, u thoshte lojtarëve se “me shitblerje, bastore, kurrë nuk kemi me ecë përpara… kanë me vdek talentat tonë... djema ju nuk mundeni kundër mafias…”

Ndërsa Salihu për medien në fjalë tha:

“Referimi nuk ka qenë perfekt, por në asnjë moment s’ka ndiku në ndeshje. Mendoj se ‘89-shi fitoi me meritë, e para. Sigurisht është dëshpëruese për Agimin që ka dhënë kontribut, për shikuesit, etj. që nuk kanë arritur të hynë në ligë. Mirëpo, duhet me u përmbajt nga deklaratat e tilla. Agimi është profesionist, e din çka flet dhe mendoj që fjalët e tij kanë peshë. Për tu çuditur është fakti se pse i ka thirrë mediat brenda në zhveshtore për tu deklaruar. Ai kishte mundur që këtë t’ia thotë lojtarëve të vetë pa nevojë për media. Ka qenë njëfarë shfaqje aty,” ka thënë Salihu.

Trepca 89 vs Vellaznimi

Gjithsesi, ai ka paralajmëruar edhe masa për këto deklarata.

“Më vjen keq që e ka thënë atë, por duhet me kuptu që kjo ka pasoja, sepse në fund po shihet që klubet janë ato që po bëjnë kalkulime, mos të them kurdisje, sepse ashtu duhet të kesh fakte. Ka qenë kampionat shumë i mirë deri në fund, por pak e kanë prishur këto deklarata të pamatura. Njerëzit hala s’po e kuptojnë që kemi Komisione të Pavarura. Komisioni e hap procedurën disiplinore, shkon në shkallën e dytë... Prokurorin e kemi, taskë forcën… Agimi është i vetëdijshëm çka ka folë dhe nuk duhet me u çuditë tani për procedurën e mëtutjeshme. Edhe pse është njeri i shkëlqyeshëm, por duhet treguar veten në momente të vështira, me humb si sportist,” citon Sekretarin indeksonline.

Trepca 89 vs Vellaznimi

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga