Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Samir Zekiqi: Do të bëjmë më të mirën për Superkupën

Samir Zekiqi: Do të bëjmë më të mirën për Superkupën


22 October, 2020 @15:52

Njëri ndër lojtarët më të mirë vendor të Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për garat e Superkupës.

Duke folë për faqen zyrtare të FBK-së, mitrovicasi që ka vazhduar edhe këtë stinor me ekipin suharekas, është shprehur të jenë të motivuar për të arritur trofeun.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Normalisht që ishte një kohë e shkurtuar për të gjithë, por jemi duke bërë më të mirën që të luftojmë për trofeun e Superkupës dhe të vazhdojmë me angazhim dhe punë të mirë gjatë edicionit të ri në elitën e basketbollit të Kosovës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në edicionin e ri”, deklaroi Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI dhe NDESHJET

Pas dy çerekfinaleve të zhvilluara mbrëmë, ku gjysmëfinaja e parë u bë e ditur (Rahoveci - Prishtina), sonte në Sezai Surroi të Prizrenit zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Superkupës.

Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni nis në ora 17:00, ndërsa Peja - Bashkimi në ora 19:00. Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në gjysmëfinalen e dytë të garës.


 
Të gjitha lajmet nga