DORTMUND
Sancho në skuadrën e Dortmundit në fazën përgatitore
10 August, 2020 @14:52
Talenti më i përfolur në këtë afat kalimtar, Jadon Sancho, është përfshirë në skuadrën e Dortmundit në fazën përgatitore.
Sancho ishte shumë afër të transferohet te skuadra e Manchester United, por oferta e skuadrëz angeleze nuk ishte në nivelin që po e kërkojnë gjermanët.
Borussia Dortmund për Jadon Sanchon po kërkon 120 milionë euro, derisa talenti anglez ka filluar stërvitjet me skuadrën që të jetë sa më i përgatitur në rast se dështon transferimi i tij.