Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEROY SANE

Sane pajtohet, bëhet i Bayernit

Sane pajtohet, bëhet i Bayernit


6 May, 2020 @15:08

Futbollisti ofanziv i Manchester Cityt, Leroy Sane, është pajtuar që të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Bayern Munchenin, ka bërë të ditur BildSport sot.

Sane 24 vjeç, nëse nuk hasen mosmarrëveshje të reja deri në verë, pritet të jetë lojtar i ri i bavarezëve në 2020/21.

Sipas BildSportit arritja e marrëveshjes përfundimtare pritet të jetë e komplikuar pasi që City në fillim kërkonte 100 milionë euro për kartonin e Sanesë. Bayern ofroi 40, për ta ngritur atë në 55 milionë euro.

Kontrata e reprezentuesit gjerman me ekipin nga Etihadi përfundon në verë të vitit të ardhshëm! Sado që paguan Bayerni në drejtim të Manchester Cityt, 10% e shumës do të shkojnë te Schalke, sipas marrëveshjes së mëparshme mes ekipit nga Gelsenkircheni dhe Manchesteri.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League