Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TAKIMI FBK - SHTBK

Sanksione për trajnerët që s’marrin pjesë në klinika

Sanksione për trajnerët që s’marrin pjesë në klinika


30 May, 2019 @14:56

Zyrtarë të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), Albert Sylejmani dhe Fidan Shatri, kanë shkuar në zyret e FBK-së sot për të shprehur ankesat dhe për të gjetur zgjidhje lidhur me mospjesëmarrjen e pjesës dërmuese të trajnerëve në klinikën e fundit të organizuar nga SHTBK-ja.

“Duhet theksuar se në data-bazën e FBK-së dhe SHTBK-së janë rreth 100 trajnerë të regjistruar, ndërsa në Klinikën e fundit të organizuar më 25 dhe 26 maj numri i trajnerëve pjesëmarrës ishte shumë i vogël pavarësisht ligjëruesve të dërguar nga FIBA dhe temave të qëlluara për trajnerët,” kanë shprehur shqetësimin palët pas takimit.

Ndërsa sanksionimi i trajnerëve mospjesëmarrës është parë si zgjidhje.

“Mos-interesimi i trajnerëve për të përcjell Klinikat e tilla në të ardhmen do të sanksionohet nga FBK dhe SHTBK, ndërsa për cilat forma të sanksionimit bëhet fjalë, FBK do të njoftojë trajnerët dhe opinionin me kohë,” ka përfunduar njoftimi i FBK-së nga takimi i sotëm.


 
Të gjitha lajmet nga