Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOSNJE

Sarajeva me autobus feston titullin në pandemi

Pamje e trofeut të fituar në vitin e kaluar/ Foto: fksarajevo.ba

Sarajeva me autobus feston titullin në pandemi


5 June, 2020 @13:19

Klubi futbollistik “Sarajevo” nga Sarajeva e Bosnës dhe Hercegovinës do të festojë sot titullin e kampionit të këtij vendi.

Për shkak të pandemisë, FK Sarajeva do të dalë të bëj festën e titullit me autobus nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit boshnjak, derisa tifozët e kanë të ndalur të mblidhen në grup, veçse mund t’i përshëndesin lojtarët e tyre në distancë.

Futbolli në Bosnje e Hercegovinë me vendim të KE-së u ndërpre, ndërsa Sarajeva që ishte e para në tabelë me tre pikë mbi Zeljeznicarin u bë kampione.

Në Bosnje, kampionati nuk ka vazhduar pas pandemisë dhe liga ka mbaruar me gjendjen aktuale në tabelë, derisa të gjitha ekipet në cilëndo pozitë që kanë qenë, sipas saj do të promovohen/bien në sezonin vijues.

Sarajeva shkon në Ligë të Kampionëve, Zeljeznicar, Borac e Zrinjski në Europa Ligë, ndërsa Çelik e Zvijezda bien nga elita.


 
Të gjitha lajmet nga International