Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTA

Saranda Daci: Përfaqësimi jashtë kufijve, i rëndësishëm për Kosovën

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Saranda Daci: Përfaqësimi jashtë kufijve, i rëndësishëm për Kosovën


Teksti: FBK

8 July, 2020 @14:08

Federata e Basketbollit e Kosovës është duke shikuar mundësinë e formimit të Përfaqësueses A në konkurrencën e femrave. Kjo ide duhet të miratohet nga Bordi i FBK-së, në mënyrë që vashat kosovare të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Një nga basketbollistet më me përvojë në basketbollin e Kosovës, Saranda Daci, e ka mirëpritur këtë ide.

“Mendoj se, është një nga idetë më të qëlluara për shkak se, pas shumë vitesh përvojë në Ligën e Kosovës, ka ardhur koha të përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Deri më tani nuk e kemi pasur rastin dhe tani mund të përfaqësojmë vendin sa më denjësisht. Personalisht e shoh si shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave që ka nevojë për një përfaqësim jashtë kufijve”, është shprehur Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova mund të luajë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.


 
Të gjitha lajmet nga