DI FRANCESCO PA PUNË

Sassuolo shkarkon trajnerin
28 January, 2014 @15:48
Skuadra e Sassuolos që po e përjeton stinorin debutues në Serie A, ka shkarkuar trajnerin Eusebio Di Francesco nga detyra.
Klubi ka arsyetuar vendimin pasi që Sassuolo në 8 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 1 fitore, pa marrë parasysh se ajo ishte ndaj Milanit 4-3.
Di Francesco 44 vjeçar që ka qenë duke e drejtuar skuadrën gjelbërezi që nga qershori i vitit 2012, do të zëvendësohet përkohësisht nga Paolo Mandelli, derisa Sassuolo ka falenderuar trajnerin për punën e bërë deri më tani.