Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Sejdiu: Jemi eliminuar

Sejdiu: Jemi eliminuar


2 June, 2020 @20:11

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij me këtë rezultat të marrë sot në Fadil Vokrri është eliminuar nga Kupa e Kosovës.

“E di që një trajner nuk guxon të thotë kështu, por me këtë rezultat ne jemi praktikisht të eliminuar, nuk duhet të bëjmë demagogji” ka thënë Sejdiu për Supersport Kosovën pas duelit.

Kurse sa i përket duelit, ai ka thënë se ekipi i tij dështoi në momentin e mosshënimit të penalltisë.

“Pavarësith që hymë në pjesë të dytë të ndeshjes me dy gola disavantazh, momenti kyq i ndeshjes ka qenë penalltia. S’e shënuam penalltinë dhe pranuam më pas edhe golin e tretë, për të mbyllur krejt dilemat e ndeshjes,” ka thënë trajneri mitrovicas i ekipit nga Skenderaji.

Kurse ajo që i kishte kërkuar më së lojtarëve, nuk u realizua.

“Ekipi ishte i çorientuar në pjesë të parë të ndeshjes. Interpretimi në fushë ishte i dobët. Nuk kemi arritur t’i bëjmë 3-4 pasime të sakta. Krejt kjo do të thotë se nuk e përballuam presionin që flet se nuk kemi pasur vetëbesim,” ka shtuar ndër të tjera Sejdiu.

Drenica pësoi 3-0 nga Prishtina në Fadil Vokrri sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 17 qershor në Bajram Aliu të Skenderajt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga