Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET SERIA E FITOREVE

Seria e Prishtinës me Kandemirin shkon në 6/6

Foto: KBPrishtina

Seria e Prishtinës me Kandemirin shkon në 6/6


5 February, 2023 @21:31

Pas serisë rekorde të stinorit nga kampioni aktual Ylli (15-0), ekipi me seri më të mirë të fitoreve aktualisht në Superligë është Prishtina, e cila nuk njeh humbje në elitën e basketbollit kosovar prej se emëroi Ahmet Kandemirin në krye të saj.

Bardhekaltërit kanë kaluar edhe Ponte Prizrenin sonte, për të cuar serinë e fitoreve në gjashtë nga gjashtë ndeshje të luajtura. Njëzetë pikë ishte dallimin në fund, derisa Prishtina triumfoi me 72-52 karshi prizrenasve të drejtuar nga Edin Kërveshi.

TABELA AKTUALE

Me nga 16 pikë të shënaura Dustin Thomas dhe Brooks Debisschop ishin më të dalluarit te ekipi i Prishtinës, të cilët edhe kryen lojën me double-double për të dominuar plotësisht koshin. I pari bëri 16 kërcime, i dyti 15. Në total Prishtina realizoi 52 kërcime gjatë ndeshjes!

Prizreni nuk arriti assesi t’i bëj ballë kryeqyetetasve në formë, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes ishin aty-aty. Në fund, Cameron Williams me 14 dhe Leon Gilmore me 10, ishin më të dalluarit në skuadër, kurse të tjerët u ndalën nga kundërshtari në nën 10 pikë!

Fitorja, bën që Prishtina të vazhdojë lidershipin në saje të koshdallimit më të mirë me bilanc 16-5, kurse Prizreni tashmë i parafundit është në 7-14.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga