Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMI SERMAXHAJ

Sermaxhaj: Lojtarët e mi e neglizhuan Llapin

Sermaxhaj: Lojtarët e mi e neglizhuan Llapin


6 May, 2021 @17:31

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 sot përballë Llapit.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, pas ndeshjes tha se lojtarët e tij e kanë neglizhuar skuadrën e Llapit për arsye se kjo e fundit nuk ka pasur në përbërjen e saj 2-3 lojtarët kryesorë.

“Loja e sotit mendoj që ishte më e dobët se sa në lojërat e tjera. Mendimi është që për shkak orarit shumë të ngjeshur, ekipi nuk performoi ashtu siç kemi pritur. Rezultati është 4-2, por ky rezultat nuk është real për arsye se na kanë vënë shumë në vështirësi. Lojtarët tanë mendoj që kanë neglizhuar Llapin, duke ditur që ata nuk i kanë 2-3 lojtarët më të mirë. Por në Superligë nuk ka lojtarë që nuk mund ta përballojnë këtë ligë dhe secili mund të shkaktojë probleme çdo ekipi. Jemi në rrugë të mbarë por kemi edhe 3 finale shumë më të vështira se kjo e fundit dhe mendoj se asgjë nuk ka përfunduar”, tha Sermaxhaj për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga