BARCELONA
Setien shkarkohet
17 August, 2020 @21:50
Pas rezultateve jo të mira, është shkarkuar trajneri i Barcelonës, Quique Setien.
Setien kishte kontratë deri në vitin 2022, por turpërimi me rezultat 8-2 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve bëri që të largohet nga detyra.
Barcelona për herë të parë pas 12 viteve e mbylli stinorin pa ndonjë trofe.