Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEVILLA 1-1 BARCELONA

Sevilla me 10 lojtarë i bën ballë Barcelonës

Sevilla me 10 lojtarë i bën ballë Barcelonës


21 December, 2021 @23:32

Për më shumë se gjysëm ore Barcelona ka pasur avantazh lojtarësh në fushë, por nuk ka arritur më shumë sesa barazimi ndaj Sevillës sonte në Ramon Sanchez Pizjuan 1-1 [Gomez 32 - Araujo 45].

Sevilla mori epërsinë në mes të pjesës së parë, kur argjentinasi Papu Gomez shënoi për 1-0, por ekipi i Julen Lopeteguit në pushim shkoi me barazim, pasi që Ronald Arauajo shënoi për 1-1.

Xavi

E në pjesën e mbetur, derisa ekipet ishin të baraspeshuara, Sevilla rrezikonte më shumë. Gjithsesi, me tu larguar Jules Kunde me karton të kuq, Barcelona dominoi plotësisht dhe pati raste, por goli nuk erdhi në mungesë të sulmuesit klasik deri në fund të ndeshjes, pasi që Xavi futi në lojë Luuk de Jongun, në 5 minutëshin e fundit të lojës.

Sevilla me këtë barazim bëhet me 38 pikë dhe mbetet e dyta në renditje, ndërsa Barcelona është e shtata me 28 pikë.

 

“Sa i përket lojës, kemi qenë shumë të mirë, jam i kënaqur. Por jo nga aspekti i pikëve, kjo s’ndodhi. Por jemi në rrugë të mirë, kjo është loja e Barcelonës,” ka thënë Xavi pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga