TICKETS
Shansi i fundit për bileta Kosovë-Angli
15 November, 2019 @19:13
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur para pak çastesh se Tiks.app do të nis valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosova-Anglia, pas problemeve të vazhdueshme teknike që kishte në tentimin e parë të shitjes.
Shitja e biletave do të fillojë në portalin e lartëpërmendur prej orës 21:30 sonte, 15 nëntor. Ndeshja luhet të dielën, më 17 nëntor.
TË GJITHA REZULTATET dhe TABELA AKTUALE
Kosova është eliminuar nga rrugëtimi i rregullt kualifikues drejt EURO 2020 dhe në mars 2020 do të kërkojë biletën alternative për EURO 2020 përmes Ligës D të Kombeve.
Anglia, duke e mposhtur Malin e Zi mbrëmë 7-0, ka siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020.