Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

Shatri e Martinaj çojnë Prishtinën drejt fitores ndaj mitrovicaseve

Shatri e Martinaj çojnë Prishtinën drejt fitores ndaj mitrovicaseve


26 November, 2020 @20:45

Vashat e Prishtinës kanë arritur të shënojnë fitore ndaj atyre të Trepçës sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, për të përmirësuar bilansin e tyre në klasifikim, 3-2.

KBF Prishtina ka mposhtur KBF Trepçën 68-41 për të rregulluar renditjen e saj në klasifikim tabelar, ndërsa më të dalluarat në fitoren e bardhekaltërave kanë qenë Era Shatri me 17 pikë e 8 kërcime, si dhe Besiana Martinaj me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Te mitrovicaset Sihana Ramoja me 13 pikë e 9 kërcime si dhe Ervala Shabani me 12 pikë e 3 kërcime kanë qenë më të dalluarat në përballje, ku Trepça përjetoi humbjen e pestë të stinorit dhe gjindet në pozitën e parafundit në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave