Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAINZ

Shkarkimi i dytë në Bundesliga

imago images/Jan Huebner

Shkarkimi i dytë në Bundesliga


28 September, 2020 @15:31

Vetëm pas dy xhirove të para të zhvilluara, janë shkarkuar dy trajnerë të Bundesligës.

Pas shkarkimit të David Wagnerit nga detyra e tij si kryetrajner i Schalkes, sot ka ardhur edhe një shkarkim tjetër, pasi që Mainz ka komunikuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit Achim Beierlorzer.

Vetëm 10 ditë pasi nisi stinori i ri, ky është shkarkimi i dytë. Largimi i tij nga detyra vjen pasi që futbollistët e Mainzit refuzuan të stërviten me ekipin, për shkak se sulmuesi me përvojë Adam Szalai u suspendua dhe iu tha që të kërkojë ekip të ri!

Raportet e ndryshme thonë se Szalai ka kërkuar të hollat e mbetura borxh nga koha e pandemisë. Ndërsa Mainz ka bërë të ditur se ai është suspenduar për shkak të arsyeve sportive.

TABELA AKTUALE

Mainz u mposht thellë nga Stuttgarti të shtunën, 4-1. Trajneri i Mainzit Achim Beirerlorzer 52 vjeç ka qenë në krye të ekipit prej nëntorit të vitit 2019.

Ai do të zëvendësohet nga trajneri i përkohshëm i emëruar, që ka qenë edhe ndihmës i tij, Jan-Moritz Lichte.

“Jam i befasuar nga vendi i klubit. Sidoqoftë, i dëshiroj Mainzit suksese në të ardhmen,” ka thënë Beierlorzer.

Mainz në dy xhirot e para të stinorit ka pësuar humbje duke shënuar dy gola dhe duke pranuar shtatë sosh, pa pikë në vend të parafundit të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga