Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITALITY STADIUM

Shkarkimi i parë në Premier Ligë

Foto: afcb.co.uk

Shkarkimi i parë në Premier Ligë


30 August, 2022 @10:09

Pas katër xhirove të zhvilluara, ka ardhur shkarkimi i parë i trajnerit në Premier Ligë të Anglisë. Dhe jo nga ekipet që s’kanë shënuar ende fitore si Everton, Wolves e Leicester, por nga të rikthyerit në Premier Ligë, Bournemouth.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare në këto momente, Bournemouth ka bërë të ditur se ndanë rrugët me trajnerin Scott Parker, pas tri humbjeve rresht të regjistruara, përkundër se fituan në xhiron e parë të stinorit.

“ACF Bournemouth njofton se ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Scott Parker. Dëshirojmë t’i falenderojmë Scottit për rrugëtimin dhe rikthimin në Premier Ligë, ajo do të mbahet në mend si njëra ndër aventurat më të suksesshme të klubit. Sidoqoftë, në mënyrë që të mbajmë ekipin kompakt dhe për të përparuar si ekip tutje dhe klub në përgjithësi, dëshirojmë të ndërrojmë strategjinë dhe ne do të kërkojmë një kryetrajner të ri, duke nisur menjëherë nga sot,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit të qershive.

Scott Parker

Gary O’Neil do të merr përkohësisht drejtimin e klubit dhe do të asistohet nga ndihmësit Shaun Cooper dhe Tommy Elphick.

Bournemouth ka mposhtur Aston Villën në xhiron hapëse të Premier Ligës, mirëpo pësoi tre humbje radhazi tash së fundi, e kjo e fundit ndaj Liverpoolit 9-0 ishte barazim rekordi i humbjes më të thellë në histori të garës!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League