Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANKARA KEÇIORENGUCU

Shkëlqimi i Arb Manajt mund të çoj ekipin në Superligë

Arb Manaj duke festuar golin e tij sot në fitoren e thellë të ekipit/ Foto: Ankara/fb

Shkëlqimi i Arb Manajt mund të çoj ekipin në Superligë


22 November, 2020 @17:21

Golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës së Kosovës në stinorin e kaluar, Arb Manaj, që këtë verë kaloi nga Trepça’89 te ekipi i Ligës së Parë turke, Ankara Keçiorengucu, ka shënuar dy gola dhe dy asistime në fitoren e ekipit të tij sot.

Ai është vleruësar pa dyshim si lojtari i ndeshjes në fitoren e thellë të ekipit të tij ndaj Akhisarsporit 6-0.

Për 15min te ekipi i Ankarasë ka qenë edhe ish-lojtari i Lirisë Ilir Mustafa, që u fut në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes, pas së cilës u shënua edhe një gol, në fitoren e përgjithshme të ekipit.

Manaj luajti 77 minuta, duke u nxjerrë si triumfues nga trajneri Hamdi Yilmaz, ndërsa me këtë fitore ekipi i Ankarasë ka kaluar në pozitë të dytë të klasifikimit të Ligës së Parë me ç‘rast, edhe pse herët të thuhet pritet të konkurrojnë për një vend që çon në Superligën turke.

TABELA AKTUALE:

1. Altinordu 10 ndeshje, 20 pikë
2. Ankara Keçiorengucu 10 ndeshje, 18 pikë
3. Tuzlaspor 9 ndeshje, 18 pikë
4. Istanbulspor 9 ndeshje, 17 pikë
5. Samsunspor 10 ndeshje, 17 pikë...


 
Të gjitha lajmet nga International