Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Jemi larg titullit, shpresojmë Evropën

Shkëmbi: Jemi larg titullit, shpresojmë Evropën


6 May, 2021 @17:58

Pas humbjes së fundit ndaj Drenicës, Ballkani mori një tjetër goditje në luftë për titull duke u mposhtur në shtëpi nga skuadra e Arbërisë.

Ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi u mposhtë me rezultat 2-3, duke mbetur larg garës për titull edhe 3 javë para fundit të kampionatit.

RAPORTI I NDESHJES

Këtë e konfirmoi edhe vet trajneri, i cili tha se synimi tani mbetet së paku pozita e dytë për të shkuar në Evropë.

“Pësuam dy humbje të fundit ndaj dy ekipeve të pjesës së poshtme të klasifikimit. Janë humbje që na rëndojnë shumë. Patjetër që jemi larg luftës për titull, janë edhe 3 ndeshje. Do të mundohemi t’i fitojmë të trijat dhe shpresojmë që të arrijmë në Evropë. Po vuajmë shumë. Ndoshta është gabimi im që nuk po arrijmë të motivohemi siç duhet. Patjetër që edhe lodhja bënë pjesën e saj. Ndoshta në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas 3 ditëve kemi ndeshjen dhe do të vazhdojë të bëjë detyrën time”, tha Shkëmbi për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga