Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUDELANGE - SHKËNDIJA

Shkëndija barazon dhe eliminohet

Shkëndija barazon dhe eliminohet


30 July, 2019 @20:00

Pas humbjes 1-2 në Maqedoni javën e kaluar, Shkëndija u tregua e pafuqishme për të shkaktuar ndonjë përmbysje të befasishme ndaj Dudelanges në Luksemburg dhe kështu u eliminua nga rrethi i tretë i Europa Leagues.

Delgado i Dudelanges shënoi për 1-0 të vendasve, derisa Shkëndija barazimin 1-1 e gjeti vonë përmes Besart Ibraimit (90+2’), ndërsa për një gol tjetër që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, rezultat ky që tutje e dërgon Dudelangen, skuadër kjo që e kishte eliminuar Dritën nga Europa League vitin e kaluar.

Duhet përmendur që Shkëndija ndeshjen e sontme e mbylli me 3 lojtarë më pak. Musliu (85’), Nafiu (90+4’) dhe Ibrahimi (90+5’) u përjashtuan nga loja për skuadrën tetovare, duke i ulur edhe më tepër gjasat për fitoren e skuadrës së tyre.


 
Të gjitha lajmet nga