UEL
Shkëndija e Renova shkojnë tutje, Shkupi eliminohet
27 August, 2020 @19:59
Nga ekipet shqiptare të Maqedonisë Veriore në Europa Ligë sonte Shkëndija e Renova kanë shënuar fitore duke kaluar xhiron e parë kualifikuese të Europa League, ndërsa Renova është mposhtur.
Shkëndija ka mposhtur 0-2 ekipin azer Sumqayit [Besart Ibraimi 56p, Ljupche Doriev 89p] me dy gola të shënuar nga penalltia në pjesë të dytë të ndeshjes.
Në anën tjetër, Renova ka dalë triumfuese në Armeni me golin e Nenad Mishkovskit të shënuar në minutën e 58-të për 0-1 përfundimtare.
Kurse Shkupi nuk ka arritur t’i bëj ballë ekipit më të njohur azer, Neftchi Baku, duke u mposhtur 2-1 [Bougrine 66, Krivotsyuk 88 - Darboe 90].