Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN ISMAJLI

Shkojmë për tre pikë

Foto: FSHF

Shkojmë për tre pikë


29 May, 2019 @15:45

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka bërë të ditur sot në konferencë për shtyp se ekipi kuqezi udhëton për tre pikë në Islandë.

Ai ka bërë të ditur se Islanda nuk është ajo e njëjta që ka shkuar në Kampionat Evropian dhe Botëror dhe gjasat janë reale që Shqipëria të fitojë.

“Paraqitjet e mira të miat vijnë dhe me ndihmën e shokëve. Nuk e di nëse ka nevojë për ndryshim kjo skuadër, duhet të kemi harmoni dhe do të kemi sukses. Islanda? E njoh shumë mirë futbollin dhe e kam detyrim të shohë lojtarët kundërshtarë. Islanda nuk është siç ka qenë dhe ne kemi shpresat tona për të marrë pikë. Për mua nuk ka problem mund të luaj dhe me tre mbrojtësa. Kualifikimi? Unë besoj se nëse marrin tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore aty,” ka thënë Ismajli.

TABELA DREJT EURO 2020 dhe ORARI I NDESHJEVE

Ismajli ka qenë pjesë e Kosovës U21, ku kishte marrë edhe shiritin e kapitenit. Mirëpo, me kohë, ai vendosi që të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin senior.

Ismajli deri tash ka pasur dy paraqitje me Shqipërinë në këto kualifikime për EURO 2020, ndërsa në të dy duelet ka qenë për 90 minuta në fushë. Ai paraqitjen e parë me kuqezinjtë e kishte bërë gjatë dueleve në Ligë të Kombeve në humbje ndaj Skocisë 4-0, në ndeshje zyrtare.


 
Të gjitha lajmet nga