Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Shkon në tetë numri i përforcimeve të Vëllaznimit

Dafnis Brahimaj (Foto: KF Vëllaznimi)

Shkon në tetë numri i përforcimeve të Vëllaznimit


29 August, 2020 @14:15

Pas futbollistëve Jurgen Gjini, Muhamed Berisha, Ermir Shabani, Erlind Shabani, Qëndrim Dautaj dhe Raul Pllumbi, Vëllaznimi së fundi ka zyrtarizuar edhe dy përforcime, për ta çuar numrin e ardhjeve në 8.

Dy përforcimet e reja të Vëllaznimit janë Adi Hyla (portier) dhe Dafnis Brahimaj (sulmues i majtë).

Hyla, 19 vjeçar, te Vëllaznimi transferohet nga Prishtina, kurse Brahimaj, 18-vjeçari, nga KF Gjakova.

Vëllaznimi sezonin që vjen do të garojë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa sezonin e hap me ndeshjen në shtëpi ndaj Dukagjinit nga Klina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga