MARIGONA HILL PRISHTINA - VUSHTRRIA
Sholla shkëlqen, Vushtrria e nis me fitore pranverën
6 February, 2020 @21:35
Me performancën e lojtarit Erhan Sholla, Vushtrria e mposhti Marigona Hill Prishtinën me rezultat 78-82.
Sholla në këtë ndeshje ishte i pakapshëm me 37 pikë, 4 kërcime e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ramadan Zekiqi me 14 pikë, Butrint Zabërgja me 12 pikë dhe Engjëll Ramaj me 11 pikë të tjera.
Ndërsa te ish-skuadra e Kerasan Prishtinës, tani me emrin e ri Marigona Hill Prishtina, u dalluan Kujtim Ujkani me 30 pikë e 5 kërcime dhe Eliot Peci me 10 pikë, të cilët ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Vushtrria aktualisht me 4 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e pestë dhe i është afruar shumë pozitës së katërt që e dërgon në Play Off, derisa Marigona Hill Prishtina ka bilanc prej 3 fitoreve e 6 humbjeve.
Në xhiron tjetër Vushtrria pret liderin pa humbje Vëllaznimin, kurse Marigona Hill do të takohet me Borean.