Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E SHMDFK-se

Shoqata kërkon që futbollistët e papaguar, të deponojnë ankesa

Shoqata kërkon që futbollistët e papaguar, të deponojnë ankesa


5 August, 2020 @13:05

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (SHMDFK) përmes një njoftimi të lëshuar sot ka këruar që të gjithë futbollistët që kanë pasur kontrata me klubet e tyre dhe nuk u janë paguar obligimet - të deponojnë ankesë.

Pas urimit për klubet që kanë arritur objektivat e stinorit, SHMDFK ka bërë të ditur se lojtarët duhet të bëjnë ankesë në FFK por edhe t’ia dërgojnë një kopje të saj SHMDFK-së.

“Shoqata bën thirrje tek të gjithë futbollistët të cilëve iu ka skaduar kontrata e punës me klubet e tyre aktuale që në rast se të njejtëve nuk iu janë kryer të gjitha obligimet financiare të parapara si në kontratë nga ana e punëdhënësit – klubit, të njejtit të bëjnë ankesë në FFK si dhe një kopje elektronike ta dërgojnë në adresën elektronike të ShMDFK: [email protected]. Të njejtën procedurë udhëzohen fuqishëm ta ndjekin edhe futbollistët e tjerë që kanë kontrata pune më afatgjate por ndaj të cilëve klubet kanë dështuar të kryejnë obligimet financiare,” është thënë ndër të tjera në njfotim.

Ndërsa Shoqata në fjalë gjithashtu u ka premtuar lojtarëve që do të jenë gjithmonë me dhe pranë futbollistëve.

“Përkundër vështirësive që ka sjellur pandemia në punët tona të përditshme, SHMDFK konfirmon anëtarët dhe opinionin e gjerë se aktivitetet brenda dhe jashtë vendit me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe marrjen e përkrahjes nga institucionet relevante do te vazhdojnë me intenzitet të shtuar. Shoqata është gjithmonë me dhe pranë futbollistëve.” b


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga