Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI PËR TRIBUNA

Shorti i barazhit: Liria vendase ndaj Vushtrrisë

Pamje nga stadiumi 18 qershori

Shorti i barazhit: Liria vendase ndaj Vushtrrisë


17 May, 2022 @11:59

Shorti i tërhequr sot në zyret e FFK-së, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në cilësi të vendasit në ndeshje të barazhit dhe kujt cila tribunë do t’i takojë, ka vendosur që Liria e Prizrenit të jetë vendase përballë Vushtrrisë në këtë ndeshje.

Me këtë, adhuruesve të Lirisë do t’i takojë tribuna qendrore (Perëndimore), ndërsa edhe fanellat Liria pritet t’i ketë të bardhat e zakonshme. Vushtrriasit, do të jenë përballë në tribunën e re të ndërtuar, Lindore.


Foto: KF Vushtrria ka publikuar pjesën Lindore, që u takon tifozërisë së tyre, me pamjen komplete të stadiumit të KF Dukagjini, 18 qershori.

Sa i përket biletave për ndeshje, klubet nuk kanë dhënë detaje shtesë ende, ndërsa tifozëritë e të dyja skuadrave veçse kanë paralajmëruar udhëtim masiv më 21 maj në Klinë, ku në stadiumin 18 qershori takohen vendi i dytë i Ligës së Parë Grupi A dhe vendi i dytë i Ligës së Parë Grupi B.

Fituesi i kësaj ndeshjeje merr biletën për të luajtur “finalen” ndaj pozitës së tetë të Superligës dhe fituesi i asaj ndeshjeje (28 maj, Zahir Pajaziti, Podujevë; Fituesi i barazhit të Ligës së Parë vs. vendi i tetë i Superligës) kalon në Superligë 2022/23. Humbësi mbetet/bie në Ligë të Parë 2022/23.



i:

PLAYOFF LIGA E PARË 21 MAJ 2022 KLINË LIRIA - VUSHTRRIA
PLAYOUT SUPERLIGA 28 MAJ PODUJEVË VENDI 8 NGA SUPERLIGA vs. FITUESI LIRIA/VUSHTRRIA

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë